VIDEO/ Theu VAR-in në Botëror, Cavani s’i del inati: Nëse më dënojnë mua, arbitrin duhet ta burgosin

VIDEO/ Theu VAR-in në Botëror, Cavani s’i del inati: Nëse më dënojnë mua, arbitrin duhet ta burgosin

12:52, 11/01/2023
A+ Aa A-

Botërori i fundit në karrierë përfundoi keq për Edinson Cavanin.

Sulmuesi pretendoi për një penallti në minutat shtesë të takimit ndaj Ganës.

Uruguai fitoi 2-0, por nevojitej edhe një tjetër gol për të siguruar kalimin në raundin e 1/8-ve.

Arbitri gjerman Daniel Siebert vijoi lojën, teknologjia nuk ndërhyri, ndërkohë që lojtarët uruguaianë protestuan ashpër dhe u tërbuan për penalltinë e mohuar.

Sulmuesi i Valencias shfryu dufin ndaj monitorit të VAR-it ndërkohë që po futet në dhomat e zhveshjes, por FIFA nuk ka marrë ende një vendim në lidhje me veprimin e tij.

Cavani i është rikthyer episodit të Kupës së Botës “Katar 2022”.

“Nëse do të më dënojnë për goditjen ndaj VAR-it, atëherë arbitri gjerman duhet të burgoset, pasi gabime të tilla nuk mund t’i bësh me VAR.

Unë jam i shqetësuar për një sanksion të mundshëm, sepse do të thotë që do të përjashtohem nga kompeticionet e ardhshme. Në futboll ndonjëherë disa episode të bëjnë të reagosh, ka adrenalinë.

Ne jemi qenie njerëzore. Reagime të caktuara nuk duhet të justifikohen, por duhet të ekzistojë edhe falja”, përfundoi goleadori 35-vjeçar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco