Botërori rrit vlerën e lojtarëve në merkato, në pod Mbappe e Fernandez me +20 milionë euro

Botërori rrit vlerën e lojtarëve në merkato, në pod Mbappe e Fernandez me +20 milionë euro

20:04, 24/12/2022
A+ Aa A-

Botërori i Katarit rezultoi të ishte një ndër më emocionuesit dhe ndër më të mirët në historinë e futbollit.

Argjentina u shpall kampione e botës në një finale “thriller”, e cila në 120 minuta lojë përfundoi 3-3, por ruleta e penalltive u buzëqeshi amerikano-latinëve, që triumfuan 4-2 dhe morën në shtëpi trofeun.

Gjithsesi nga Botërori ka pasur edhe shumë përfitime të tjera.

Ajo që tërheq vëmendje është rritja e vlerës së disa futbollistëve, të cilët bënë paraqitje të mira në Botëror.

Le të zbulojmë se cilët janë ata dhe sa është rritur vlerësimi i lojtarëve kryesorë të “Katar 2022” në krahasim me para fillimit të kompeticionit.

Portali i njohur “Transfermarkt” ka bërë të ditur ndryshimet në vlerën e lojtarëve pas përfundimit të Botërorit.

Tre lojtarët e klasifikuar në pod janë tre protagonistët e finales së madhe: Kilian Mbape, Enco Fernandez dhe Hulian Alvarez.

Ylli i Francës dhe i PSG-së, Mbape, i shpallur edhe golashënuesi i Botërorit me 8 gola, është në vend të parë, pasi vlera e tij është rritur me 20 milionë euro dhe tashmë ka kapur shifrën prej 180 milionë eurosh, duke kaluar Haaland.

I dyti është talenti argjentinas i Benfikës, Enco Fernandez, i cili gjithashtu ka pësuar një rrjitje 20 milionëshe, duke shkuar në kuotën e 55 milion eurove.

Me +18 milionë është rritur vlera e sulmuesit të Argjentinës dhe Mançester Sitit, dhe tani vlera e tij është 50 milionë Euro.

Marokeni Sofjan Amrabat është një nga lojtarët që në tre javët e Botërorit në Katar ka rritur më shumë vlerën e tij.

Mesfushori i Fiorentinës tashmë kap vlerën e 25 milionë eurove, pasi e ka rritur vlerën me 15 milionë.

Po aq janë rritur edhe vlerat e Josko Gvardiol të Kroacisë, që shitet për 75 milionë euro dhe Kody Gakpo i Holandës me 60 milionë euro.

Top 10-shja mbyllet me marokenin Ounahi që rritet me +11,5 milionë, Belingham +10 milionë, Saka +10 milionë dhe Tchuameni +10 milionë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco