Finalja e Botërorit vazhdon jashtë fushe, argjentinasit iu drejtohen francezëve: Mos qani më!

Finalja e Botërorit vazhdon jashtë fushe, argjentinasit iu drejtohen francezëve: Mos qani më!

18:49, 24/12/2022
A+ Aa A-

Vazhdon lufta në distancë mes Francës dhe Argjentinës pas finales së Kupës së Botës.

Rrjetet sociale kanë vluar me akuza dhe kundër akuza, pasi pretendohet se gjyqtari ka ndihmuar Messin dhe shokët e tij të bëjnë të tyrin trofeun.

Një nga iniciativat e tifozëve francezë ishte të nënshkruanin një peticion online që të kërkohej nga FIFA përsëritja e ndeshjes.

Brenda pak orësh, u mblodhën rreth 200 mijë firma nga mbështetësit e Mbape & Co., të cilët dëshironin që të shihnin të riluhej përsëri finalja e “Lusail”.

Por kundërpërgjigja e argjentinasve ka qenë e rrufeshme. Një tifoz ka nisur menjëherë mbledhjen e firmave me kërkesën që francezët “të ndalen së qari”.

“Që kur kemi fituar finalen e Kupës së Botës, francezët nuk kanë ndalur së qari, së ankuari dhe të mos pranonin fitoren tonë. Ky peticion ka si objektiv që të ndale këto të qara dhe te pranojnë që Messi është futbollisti më i mirë i historinë, me Mbappe si djalin e tij”, theksoi për “RMC” Valentin Gomez, krijuesi i peticionit që mblodhi menjëherë më shumë se 300 mijë firma për t’iu përgjigjur akuzave të francezëve në mënyrën më të mirë të mundshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco