Lajmi i fundit

LIVE - Sali Berisha prezanton në Mat kandidatit e koalicionit 'Bashkë Fitojmë', Skënder Gjuci

Hamilton mbron Tchouameni dhe Kolo Muani nga abuzimet raciste pas Kupës së Botës

Hamilton mbron Tchouameni dhe Kolo Muani nga abuzimet raciste pas Kupës së Botës

22:14, 22/12/2022
A+ Aa A-

Ylli i Formula 1, Lewis Hamilton, ka qëndruar në solidaritet me lojtarët francezë që u abuzuan në mënyrë racore në internet pas humbjes së tyre në finalen e Kupës së Botës ndaj Argjentinës.

Aurelien Tchouameni dhe Randal Kolo Muani ishin shënjestër e fyerjeve raciste, pasi Tchouameni humbi penalltinë dhe Kolo Muani një rast 100% të mirë shënimi.

Hamilton shkroi në “Instagram” për t’iu kundërpërgjigjur fyerjeve raciste ndaj tyre, pasi ishin detyruar të fiknin komentet në mediat e tyre sociale për shkak të sasisë së abuzimit racist që po merrnin.

Legjenda e F1 dënoi sulme të tilla dhe theksoi përpjekjet që dy lojtarët kishin bërë për vendin e tyre.

“I neveritur por jo i befasuar”, ka shkruar Hamilton në Instagram. “(Tchouameni) dhe (Kolo Muani) dhanë gjithçka. Ata janë heronj për shumë njerëz dhe nuk meritojnë asgjë përveç respektit”, shkruan piloti britanik.

Vetë Hamilton ka qenë subjekt i abuzimeve raciste dhe ka qenë një zë i shpeshtë në dënimin e sulmeve të tilla në të gjithë sportin.

Tchuoameni dhe Kingsley Coman i Bayern Munchen humbën penallti në finalen e Kupës së Botës, ndërsa Kolo Muani hodhi poshtë një mundësi në sekondat e fundit të kohës shtesë.

Përgjigjet e neveritshme nga tifozët e Francës në internet pasuan pas finales, diçka që lojtarët, Federata Franceze dhe klubet e të prekurve dolën shpejt për ta denoncuar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco