Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Luis Enrique reagon pas shkarkimit nga Spanja: Më vjen keq që...

Luis Enrique reagon pas shkarkimit nga Spanja: Më vjen keq që...

17:23, 08/12/2022
A+ Aa A-

Pas shkarkimit nga pankina e Spanjës, ka reaguar edhe trajneri Luis Enrique.

Përmes një postimi në Twitter, Enrique ka falenderuar presidentin Rubiales, drejtorin sportiv Molina, lojtarët, asistentët e mbi të gjitha tifozët, të cilët ishin të lidhur me të kuqtë ashtu siç nuk kishte ndodhur prej kohësh.

Ai gjithashtu ka kërkuar “mbështetje” për Luis de la Fuente, zëvendësuesin e tij në krye të iberikëve.

Postimi i plotë i Luis Enrique

Në emrin tim dhe të të gjithë neve që përbëjnë stafin:

Gjithçka filloi 4 vjet më parë dhe sa shpejt ka kaluar koha. Mund t’u jem super mirënjohës atyre që më nënshkruan dy herë (presidenti Rubiales dhe drejtori sportiv Molina).

Për të gjithë punonjësit e RFEF me të cilët ndajmë përvoja të të gjitha llojeve.

Sigurisht, për lojtarët që kanë qenë shembullorë në sjelljen e tyre dhe besnikë ndaj idesë së ngritur. Më vjen keq që nuk munda të të ndihmoja më shumë.

Gjithashtu për asistentët (mjekët, fizikantët, personat e veshjeve, sigurinë, audiovizualët, stafin e udhëtimit me Lemons në krye, menaxherin e ekipit Nuria dhe nutricionistët, etj, etj.) të cilët punojnë pa u lodhur për të ndihmuar lojtarët dhe stafin teknik në gjithçka që na nevojitet. Ka qenë shumë e veçantë të jesh pjesë e kësaj.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, për fansat që na kanë përcjellë në mënyrë uniforme mbështetjen e tyre në çdo kohë dhe veçanërisht në ato më delikatet.

Është koha për të thënë lamtumirë dhe në këto raste vetëm pak reflektim… ajo që i duhet skuadrës është mbështetja në të gjithë kuptimin e saj në mënyrë që Luis de la Fuente të arrijë gjithçka që dëshiron.

Le të shkojmë në SPANJË!

Deri përgjithmonë.

Faleminderit!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco