Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Southgate mund të llogaris shërbimet e një lojtari ‘big’ për ndeshjen kundër Francës

Southgate mund të llogaris shërbimet e një lojtari ‘big’ për ndeshjen kundër Francës

12:43, 08/12/2022
A+ Aa A-

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka marrë një lajm të mirë përpara çerekfinales së Kupës së Botës kundër Francës, pasi Raheem Sterling do të kthehet në Katar.

Sterling (27) u largua nga skuadra dhe u kthye në Angli përpara ndeshjes së fazës së 1/8-ve të Kupës së Botës dhe fitores ndaj Senegalit (3-0), pas një grabitje që iu bë shtëpisë së tij në Surrey.

Sulmuesi i Chelseat pritet t'i bashkohet skuadrës së Anglisë nesër përpara çerekfinales të së shtunës kundër Francës, megjithëse nuk dihej nëse ai do të rikthehej pas asaj drame familjare.

Hajdutët arritën të vidhnin të gjitha gjërat me vlerë, dhe familja e Sterlingut ishte në shtëpi. Është raportuar se ai është lojtari i katërt i Chelseat që sulmohet nga e njëjta bandë.

Sterling i luajti dy ndeshjet e para në Botëror kundër Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që në minutën e parë, ndërsa në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve ndaj Uellsit ishte në stol.

Në duelin ndaj Senegalit ai nuk ishte në dispozicion të trajnerit Southgate.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco