Lajmi i fundit

LIVE/ Punimet e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë

Spanjollët të përçarë, një pjesë e futbollistëve marrin tjetër drejtim në kthim

Spanjollët të përçarë, një pjesë e futbollistëve marrin tjetër drejtim në kthim

17:08, 07/12/2022
A+ Aa A-

Ambienti te Spanja pas eliminimit në fazën e 1/8-tave nga Botërori i Katarit, nuk është ai më i miri i mundshëm teksa zhgënjimi është i lartë te iberikasit që pretendonin t’i shkonin deri në fund turneut.

Megjithatë, tashmë janë të detyruar të largohen nga Katari dhe të mendojnë për eventet e radhës ndërsa sipas të përditshmes “Mundo Deportivo”, grupi duket i përçarë teksa një pjesë e madhe e lojtarëve nuk janë kthyer në Madrid, por kanë zgjedhur të udhëtojnë të ndarë për të shijuar disa ditë pushimi me familjet para se të bashkohen me klubet përkatëse.

Fjala është për Carvajal, Koke, Asensio, Morata, Jordi Alba, Llorente, Soler, Azpilicueta apo Rodri. Sigurisht, një zgjidhje e tillë nga futbollistët nuk është për t’u bërë dramë, megjithatë në Spanjë ngulmojnë se lojtarët duhej të ishin së bashku në kthimin e tyre në Madrid për të marrë të gjitha përgjegjësitë për atë çfarë prodhoi Katar 2022 për “La Furia Roya”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco