Anglezi legjendar kritikon futbollistin kroat  për penalltinë: Dukej si idiot

Anglezi legjendar kritikon futbollistin kroat për penalltinë: Dukej si idiot

12:47, 06/12/2022
A+ Aa A-
 
Futbollistët legjendar të Kombëtares angleze, Alan Shearer dhe Rio Ferdinand, kritikuan Marko Livaja për mënyrën se si e ekzekutoi penalltinë ndaj Japonisë.
 
Legjendat e futbollit botëror janë komentues për BBC-në dhe pas ndeshjes së Kroacisë me Japoninë, të cilën nënkampionët e botës e fituan me penallti, ata i hodhën një vështrim të veçantë sulmuesit të Hajdukut.
 
Livaja, ishte i vetmi kroat që humbi penalltinë. Për fat, portieri Dominik Livakovic priti tri penallti të japonezëve dhe e çoi Kroacinë në çerekfinale për një duel me Brazilin.
 
"Ai ishte shumë i relaksuar, vrapoi qetësisht. Kjo ishte qesharake. Nuk mund të vraposh si Livaja, duhet të shënosh ose do të dukesh si një idiot. Lewandowski e bëri këtë gjithashtu, nuk mund të kesh fuqi të mjaftueshme nëse ti vrapon në atë lloj mënyre”, ka thënë Shearer. Më pas fjalën e ka marrë Ferdinand, i cili ka shënuar shumë gola nga penalltitë në karrierën e tij.
 
"Duhet të marrësh topin, të zgjedhësh se ku do të gjuash, të vraposh me vendosmëri dhe ta gjuash sa më fort të mundesh. Është pikërisht ajo që bëri Pasalic, i cili shënoi nga penalltia vendimtare. Ai tregoi se si duhet bërë", tha Ferdinand.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco