Zyrtare/ Jo vetëm Martinez dhe Martino, një tjetër trajner jep dorëheqjen pas eliminimit nga Botërori

Zyrtare/ Jo vetëm Martinez dhe Martino, një tjetër trajner jep dorëheqjen pas eliminimit nga Botërori

12:17, 06/12/2022
A+ Aa A-

Pas Roberto Martinezit nga Belgjika dhe Tata Martinos nga Meksika, një tjetër trajner ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares pas eliminimit nga Botërori. Bëhet fjalë për teknikun Paulo Bento, i cili nuk do të drejtojë më Korenë e Jugut.

Në intefrvistën pas disfatës 4-1 me Brazilin, portugezi u shpreh se ky ishte një vendim i marrë që në shtator dhe se tani do të pushonte për disa kohë.

Bento erdhi në krye të Koresë së Jugut në vitin 2018 dhe fitoi 35 nga 57 ndeshjet që ka luajtur.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco