Brazilianët ia dedikuan Peles fitoren ndaj Koresë: Shpresojmë të fitojmë trofeun për të

Brazilianët ia dedikuan Peles fitoren ndaj Koresë: Shpresojmë të fitojmë trofeun për të

11:38, 06/12/2022
A+ Aa A-

Brazilianët festuan me golat e Vinicius, Neymar, Richarlison dhe Paqueta-s në 36 minutat e para të ndeshjes dhe u motivuan veçanërisht sepse donin të fitonin në mënyrë “yoga bonito” për shkak të Peles.

 

Legjendari Pele u shtrua në spital më 30 nëntor dhe ndodhet në gjendje të rëndë, por para ndeshjes ai i dërgoi një mesazh frymëzues lojtarëve të Brazilit.

 

 

 

 

Pele postoi një foto nga Suedia në vitin 1958 dhe shkroi:

"Unë isha duke ecur rrugëve në vitin 1958 dhe mendoja se si do ta përmbushja premtimin që i bëra babait tim. Unë gjithashtu e di që shumë prej jush kanë bërë premtime të ngjashme dhe duan të fitojnë Kupën e parë botërore. Do ta shikoj ndeshjen nga spitali dhe do të bëj tifo për ty. Suksese!", tha Pele.

Kur filloi ndeshja, tifozët brazilianë shpalosën në tribunë një pankartë të madhe me imazhin e Peles dhe një mesazh për shërim të shpejtë dhe pas vërshëllimës së fundit të arbitrit, futbollistët mbështetën në mënyrën e tyre brazilianin më të madh në histori.

 

 

 

 

Futbollistet hapën në fushë një pankartë me foton e Peles dhe një mesazh të thjeshtë “Pele!”.

 

“Është e vështirë të flasësh për Pelen tani, por ne i urojmë atij më të mirën dhe shpresojmë që të përmirësohet sa më shpejt.

"Dua t'i dërgoj një përshëndetje të madhe Peles. Kjo fitore është për të. Shpresoj se do të përmirësohet, do të rezistojë dhe se ne do të fitojmë titullin për të," tha sulmuesi i Realit.

Brazili do të luajë kundër Kroacisë në çerekfinale të premten duke filluar nga ora 16:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco