Japoni-Kroaci/ Ndeshja e parë me shtesë e Botërorit 'Katar 2022', dy skuadrat nuk zgjidhin asgjë brenda 90 minutave

Japoni-Kroaci/ Ndeshja e parë me shtesë e Botërorit 'Katar 2022', dy skuadrat nuk zgjidhin asgjë brenda 90 minutave

17:52, 05/12/2022
A+ Aa A-

Është mbyllur koha e rregullt e ndeshjes mes Japonisë dhe Kroacisë, e vlefshme për 1/8 e finales së Kupës së Botës.

Ishte Japonia ajo e cila kaloi në avantazh e para, për aziatikët e realizoi Maeda në minutën e 43-të të ndeshjes.

Në pjesën e dytë të takimit, Kroacia ka barazuar me anë të Ivan Perisic, i cili shënon me kokë pas harkimit të Lovren.

Koha e rregullt e takimit shkoi me barazim, në rast se as në vazhdime nuk ka fitues, atëherë do të jetë e nevojshme të ekzekutohen edhe penalltitë.

Fituesi i këtij dueli do të përballet me fituesin e duelit tjetër që zhvillohet sonte mes Brazilit dhe Koresë së Jugut. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco