Ronaldo e la fushën pasi u zëvendësua, trajneri i Portugalisë i pakënaqur me sjelljen e CR7

Ronaldo e la fushën pasi u zëvendësua, trajneri i Portugalisë i pakënaqur me sjelljen e CR7

16:25, 05/12/2022
A+ Aa A-

 

Cristiano Ronaldo raportohet se e ka lënë të pakënaqur edhe trajnerin e Portugalisë, Fernando Santos.

Selektori i kombëtares së Portugalisë, Fernando Santos duket se është i pakënaqur me pesë herë fituesin e Topit të Artë, Cristiano Ronaldo.

Sipas raportimeve të ‘Guardian Sport’, gjithçka lidhet me zëvendësimin e Ronaldos në ndeshjen ndaj Koresë së Jugut.

Trajneri i Portugalisë ka mbetur i pakënaqur me sjelljen e Cristiano. Lojtari u largua nga fusha në momentin kur u zëvendësua nga trajneri, dhe kjo sjellje nuk i pëlqeu aspak selektorit.

Ronaldo pati probleme të ngjashme edhe me trajnerin Erik ten Hag.

Mbetet të shihet nëse këto sjellje do të ndikojnë në përzgjedhjen e formacionit për ndeshjen e ardhshme. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco