Rekordi i rrallë/ Askush si Anglia në “Katar 2022”

Rekordi i rrallë/ Askush si Anglia në “Katar 2022”

12:17, 05/12/2022
A+ Aa A-

Anglia fitoi 3-0 ndaj Senegalit dhe në çerekfinalet e Kupës së Botës do të ndeshet me Francën, kampionen në fuqi.

Skuadra e Gareth Southgate hasi probleme vetëm në gjysmë orëshin e parë të takimit ndaj kampionëve të Afrikës, por më pas gjithçka u bë më e thjeshtë pas golave të Henderson dhe kapitenit Kane.

Në pjesën e dytë erdhi edhe goli i Bukayo Saka, ndërkohë që nënkampionët e Europës kanë vendosur një rekord të veçantë në katër ndeshjet e zhvilluara deri tani në “Katar 2022”.

Asnjë prej lojtarëve anglezë nuk është ndëshkuar me karton të verdhë.

Anglia është e vetmja skuadër që nuk ka marrë asnjë karton në duelet e luajtura ndaj Iranit, SHBA, Uellsit dhe Senegalit.

Një statistikë e rrallë dhe lajm i mirë për trajnerin Southgate, i cili do i ketë të gjithë të gatshëm për “finalen” ndaj Francës.

Kujtojmë që dy kartonë të verdhë sjellin pezullimin me një ndeshje, por kartonët zerohen pas fazës çerekfinale të Kupës së Botës, aty ku mungesa në takimin pasardhës ndodh vetëm nëse merret kartoni i kuq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco