Ndalohet futja e flamujve të Kosovës dhe Shqipërisë në ndeshjen Serbi-Zvicër

Ndalohet futja e flamujve të Kosovës dhe Shqipërisë në ndeshjen Serbi-Zvicër

20:03, 02/12/2022
A+ Aa A-

Po luhet në këto momente ndeshja Serbi-Zvicër, e cila do të përcaktojë përfundimisht se cila përfaqësuese do të kalojë në 1/8 e finales.

Mirëpo diçka e pazakontë ka ndodhur përpara fillimit të kësaj ndeshje. Flamujt shtetëror të Kosovës dhe Shqipërisë nuk janë lejuar të futen në stadiumin “974”, aty ku po luhet ndeshja vendimtare mes Zvicrës dhe Serbisë.

Sipas asaj që ka raportuar “Koha”, brenda stadiumit nuk janë lejuar të futen flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe janë ndaluar edhe flamujt provokues nga tifozë të Serbisë.

Kujtojmë se Zvicra është e dyta në Grupin G me 3 pikë, ndërsa Serbia është e treta me 1 pikë.

Brazili prin në këtë grup me 6 pikë, kurse Kameruni është i fundit me 1 pikë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco