Brazilianët të ‘masakruar’ pas ndeshjes me Serbinë, pesë lojtarë janë të dyshim për sfidën ndaj Zvicrës

Brazilianët të ‘masakruar’ pas ndeshjes me Serbinë, pesë lojtarë janë të dyshim për sfidën ndaj Zvicrës

10:41, 26/11/2022
A+ Aa A-

Trajneri i Brazilit, Tite, ka marrë një sërë lajmesh të këqija pas ndeshjes kundër Serbisë (2-0), ku kryesori sigurisht është se Neymar do të mungojë në dy ndeshjet e mbetura në fazën e grupeve kundër Zvicrës dhe Kamerunit për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës.

Tite nuk do ta ketë në dispozicion as Danilon për dy ndeshje dhe ndërkohë në mediat braziliane u shfaqën lajme për probleme të reja.

Kështu, sulmuesi i Manchester United, Antony nuk është stërvitur me skuadrën për shkak të gripit dhe me gjasë nuk do të jetë në dispozicion për Zvicrën të hënën.

Lucas Paqueta dhe Alisson janë të dyshim, ndërsa mediat braziliane tashmë kanë vlerësuar se cilët do të jenë zëvendësuesit e futbollistëve individualë.

Gabriel Jesus do të zëvendësojë Neymarin, 39-vjeçari Dani Alves do të luajë në vend të Danilos, ndërsa Rodrygo do të zëvendësojë Antony në zëvendësimin e parë.

Për vendin e sulmuesit të parë do të garojë edhe Gabriel Martinelli i Arsenalit.

Kujtojmë se Brazili dhe Zvicra kanë nga tre pikë pas turit të parë, ndërsa Kameruni dhe Serbia nuk kanë pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco