Lajmi i fundit

Vrasja e çiftit të moshuarve në Dropull, tre persona shoqërohen në polici

Me golin e shënuar ndaj Ganës, Ronaldo thyen një tjetër rekord

Me golin e shënuar ndaj Ganës, Ronaldo thyen një tjetër rekord

20:02, 24/11/2022
A+ Aa A-

Portugalia dhe Gana luajtën në “Stadium 974” sfidën e vlefshme për Grupin H të Botërorit të Katarit.

Portugezët fituan me rezultatin 3-2, duke siguruar tri pikët e para në grup.

Në minutën e 64-t, Cristiano Ronaldo fiton një penallti, të cilën e ekzekuton vetë, duke zhbllokuar rezultatin, 1-0 për Portugalinë.

Ky gol ka një rëndësi të madhe për yllin portugez, pasi ai bëhet lojtari i parë që arrin të shënojë në pesë Kampionate Botërore.

2006, 2010, 2014, 2018 dhe 2022 janë Botëroret në të cilat pesë herë fituesi i Topit të Artë është regjistruar në listën e golashënuesve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco