Xherdan Shaqiri: Detyra e parë është përmbushur, por tani duhet të përmirësohemi

Xherdan Shaqiri: Detyra e parë është përmbushur, por tani duhet të përmirësohemi

18:12, 24/11/2022
A+ Aa A-

Sulmuesi shqiptar i Përfaqësueses së Zvicrës, Xherdan Shaqiri, ndihet i lumtur me fitoren ndaj Kamerunit në kuadër të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Zvicra fitoi me rezultatin 1-0 ndaj Kamerunit në ndeshjen e parë të grupeve në “Katar 2022”, falë një goli të Breel Embolo, i cili u asistua nga Shaqiri.

Kjo fitore e Helvetikëve e ka gëzuar futbollistin me origjinë shqiptare, i cili foli pas ndeshjes, duke theksuar se ekipi duhet të përmirësohet.

“Donim të nisnim mirë. Por, duhet thënë se të dyja skuadrat nuk patën një lojë të veçantë në fillim”, ka thënë fillimisht Shaqiri pas ndeshjes.

“Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë. Krijuam më shumë raste dhe arritëm të bënim 1-0. Në fund mund të ishte 2-0 ose 3-0 nëse shfrytëzonim shanset tona.

Në fund, ajo që ka vërtet rëndësi është se ne arritëm të fitonim ndeshjen e parë. Detyra e parë është përmbushur, por tani duhet të përmirësohemi qartë.

Ishte 0-0 për një kohë të gjatë, na duhej një shfrytëzim i rastit. 1-0 na dha shumë vetëbesim dhe më pas mundëm të luanim edhe më përpara. Kjo po ndryshonte lojën”, përfundoi ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco