'Do preferoja pushimet në Shqipëri', intervista speciale e Asllanit për emisionin italian

'Do preferoja pushimet në Shqipëri', intervista speciale e Asllanit për emisionin italian

17:06, 24/11/2022
A+ Aa A-

Mesfushori i Kombëtares shqiptare që luan për Interin, Kristjan Asllani ka dhënë një intervistë për një emision italian “Një kafe me…”. Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të Interit në Instagram.

Fansat e Interit një episodi i ri me “Një kafe me…” është gati për ju. Le të fillojmë me disa të dhëna dhe ta gjejmë së bashku kush është i ftuari ynë për sot.

E dhëna e parë: Ai shënoi golin e tij të parë në San Siro.

E dyta: Në sezonin 2020/21 ai fitoi Serinë B.

A e gjetët? Ishte Kristjan Asllani.

Le të shkojmë!

Përshëndetje Kri? Je gati për këtë episod në “Një kafe me..”?

Dua të di pothuajse çdo gjë për ty kështu që unë kam përgatitur shumë pyetje për ty. Do ti bëj shumë shpejt ok? Di që të pëlqejnë filmat, kë aktor do të zgjidhnit që të kishte rolin tënd në një film për jetën tënde?

Kristian De Sika.

Pse?

Sepse është një aktor që vërtetë e pëlqej. Kam shikuar shumë nga filmat e tij, prandaj do zgjidhja atë.

Kush është titulli i filmit?

“Jeto një ëndërr”, kjo bën punë, më pëlqen.

Çfarë personazhi do t’ju pëlqente të luanit në filmat që keni shikuar?

Nuk e di, Masimo Boldi.

Kush është filmi jot i preferuar?

Filmi im i preferuar është ai për Totin.

Po kënga e preferuar?

Më pëlqen Ozuna, kështu do të thoja “Tu foto”.

Nëse do të shkonit për darkë me dikë nga e shkuara apo nga e tashmja, kë do të zgjidhnit?

Do të zgjidhja Shnajder.

Kush është superheroi jot i preferuar?

Njeriu merimangë.

Çfarë superfuqish do të donit?

Të shënoja gol në çdo gjuajtje.

Po kjo bën sens. Det apo mal?

Det.

Kush është ushqimi jot i preferuar?

Pica.

Kush janë pikat e forta dhe të dobëta?

Të fortat: Jam një djalë i mirë dhe i thjeshtë. Të dobëta, se di…

Ti s’ke asnjë. Më duhet të pyes shokët e tu të skuadrës…

Pikërisht.

Por ti je i thjeshtë…

Shumë.

Kush janë cilësitë e tua më të mira si futbollist?

Të luaj mirë me të dyja këmbët.

Çfarë cilësish do të merrje nga shokët e tu të skuadrës, dhe nga kush ekzaktësisht?

Do merrja aftësinë për të gjuajtur me kokë nga të gjithë mbrojtësit.

Kush janë pushimet perfekte për ty, që i ke bërë ose dëshiron ti bësh?

Pushimet perfekte janë të qetësohem me prindërit e mi, nuk ka rëndësi se ku, por ndoshta dhe në Shqipëri me gjyshërit e mi.

Kush janë kukullat e tua të preferuara që shikoje kush ishe i vogël?

Tomi dhe Xherri.

Je më shumë si Tomi apo si Xherri?

Jam më shumë si Xherri.

Po ngjyra jote e preferuar?

Bluja.

Mirë, këtu jemi njësoj. Kush është këshilla më e rëndësishme që ke marrë dhe nga kush?

Këshilla më e rëndësishme që kam marrë është nga  Françesko Pratali që jeton në qytetin tim. Kur erdha këtu, ai më tha të qëndroja në djalin që jam.

Kush shok nga skuadra të ka ndihmuar më së shumti qëkur ke arritur tek Interi?

Danilo D’Ambrozio.

Si të ka ndihmuar?

Ai tregoi një interes për mua saqë po më pyeste edhe ku do të qëndroja. Ai më ndihmoi në shumë mënyra dhe unë duhet ta falënderoj atë.

Me kë futbollist u afrove menjëherë?

Me Belanovën, sepse të dy ishim duke ardhur në një ekip të ri. Ai është i mrekullueshëm dhe përafërsisht në një moshë me mua.

Na thuaj ndonjë anektodë në lidhje me të që unë mund ta përdor kur të jetë radha e tij?

Pyeteni se si përherë përfundon në mes, por edhe unë do të thoja që jam sa herë në mes.

Cfarë këshille do ti jepnit një të riut që ëndërron të arrijë këtu ku jeni ju?

Të vazhdojë të ëndërrojë dhe të besojë në vete, sepse unë mendoj që nëse ke një synim dhe punon fort ti mund t’ja dalësh.

Ne folëm për familjen dhe filmat, ke ndonjë pasion tjetër?

Jo ekzaktësisht, por më pëlqen muzika, zhanri regeton.

Kështu në videot e tjera ju do të shikoni një perfomancë regetoni nga Asllani…

Nuk e besoj këtë.

Shumë faleminderit, Kri, është koha që ti të stërvitesh. Paç fat

Faleminderit!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco