FIFA ndaloi mbajtjen e shiritit ‘OneLove’ në Botëror, fotoja e fundit i Infantinos përkrah ministres shkakton polemika në rrjet

FIFA ndaloi mbajtjen e shiritit ‘OneLove’ në Botëror, fotoja e fundit i Infantinos përkrah ministres shkakton polemika në rrjet

16:32, 24/11/2022
A+ Aa A-

FIFA ndaloi kapitenët e Anglisë, Uellsit, Belgjikës, Danimarkës, Gjermanisë dhe Holandës të mbajnë shiritin antidiskriminues ‘OneLove’ në ndeshjet e tyre hapëse të Kupës së Botës. Por një imazh në prag të ndeshjes së djeshme mes Gjermanisë-Japonisë ka ngritur polemikat.

Ministrja e brendshme gjermane Nancy Faeser iu bashkua nismës “OneLove”, dhe për këtë arsye kishte vendosur shiritin në ndeshjen debutuese të “Pancerave”. Por ajo që bëri pështypje ishte se presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino pozoi me ministren duke sinjalizuar shiritin.

Një qëndrim që ka ngritur menjëherë një valë kritikash ndaj Infantinos për standardet e dyfishta që ushtron, si censor i nismës në cilësinë e presidentit të FIFA-s dhe si mbështetës i saj si (gjoja) qytetar i thjeshtë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco