Lojtarët më të rinj që kanë shënuar në Kupat e Botës

Lojtarët më të rinj që kanë shënuar në Kupat e Botës

16:30, 24/11/2022
A+ Aa A-

Kupa e Botës sheh gjithmonë lojtarë të rinj që fusin vetën në librat e historisë së futbollit.

I fundit ishte Gavi që 18 vjeç e sheh veten në mesin e disa emrave të mëdhenj.

Por ku renditet ai në mesin e shënuesve më të rinj në historinë e Kupave të Botës?

Vendi 5

Nicolae Kovacs/ Rumani-18 vjeç e 197 ditë

Në Kupën e Botës që ishte e para e zhvilluara në vitin 1930, Kovacs shënoi golin e tij të vetëm në atë event, ndërsa këtë e bëri ndaj Perusë.

Shoku i tij i skuadrës, Constantin Stanciu që ishte i ri po ashtu shënoi, duke u bërë dy të rinj që shënojnë në një ndeshje.

Vendi 4

Michael Owen/ Angli – 18 vjeç e 190 ditë

Lojtari i Liverpoolit në atë kohë ishte i vetmi nga të rinjtë që kishte shënuar për Anglinë, derisa e bëri Jude Bellingham ndaj Iranit.

Owen shënoi kundër Rumanisë në vitin 1998 dhe mbante vendin e tretë në listë.

Vendi 3

Gavi/ Spanjë – 18 vjeç e 110 ditë

Ai ia zuri vendin Owenit në këtë renditje me golin e shënuar për Spanjën në fitoren e djeshme 7-0 ndaj Kosta Rikës.

Gavi është tashmë lojtari më ri në histori të Spanjës që ka shënuar në Kampionatet Botërore.

Vendi 2

Manuel Rosas/ Meksikë – 18 vjeç e 93 ditë

Rosas mban një rekord interesant, pasi ka shënuar autogolin e parë dhe penalltinë e parë në Kupën e Botës të vitit 1930.

Ai shënoi kundër Argjentinës, për t’u bërë lojtari më i mirë në atë kohë.

Vendi 1

Pele/ Brazil-17 vjeç e 239 ditë

Kush tjetër përveç ikonës së Brazilit? Lojtari i vetëm që ka shënuar nën moshën 18 vjeç në një Kupë Bote.

Goli i parë i Peles erdhi në ndeshjen ndaj Uellsit në Kupën e Botës të vitit 1958.

Ai shënoi edhe pesë herë të tjerë për ta dërguar Brazilin drejt triumfit.

Emri i tij u shkrua me shkronja të arta në atë botëror, por edhe në të tjerët në vazhdim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco