Zbulohet fjalimi i trajnerit saudit për mrekullinë në Katar, flet lojtari: Betohem në Zot që qava

Zbulohet fjalimi i trajnerit saudit për mrekullinë në Katar, flet lojtari: Betohem në Zot që qava

11:26, 24/11/2022
A+ Aa A-

Skuadra e futbollit të Arabisë Saudite krijoi sensacionin më të madh në Botërorin e deritanishëm duke mposhtur Argjentinën dhe futbollisti Abdulellah Al-Malki zbuloi disa fakte interesante gjatë pjesës së parë.

Pavarësisht lidershipit dhe lojës së mirë të argjentinasve në pjesën e parë, trimat sauditë bënë një kthesë të mrekullueshme në vazhdim dhe shënuan fitoren më të madhe në historinë e kombëtares së tyre.

Me të drejtë, merita më e madhe shkon për Herve Renard, eksperti i famshëm francez që motivoi lojtarët e tij në pjesën e parë për të bërë përmbysjen e madhe. Pikërisht për këtë po fliste Abdulellah Al-Malki, mesfushori që zbuloi se çfarë u thoshte trajneri lojtarëve në dhomën e zhveshjes.

"Ne kemi një të çmendur për trajner. Ai na motivoi gjatë pjesës së parë, na tha gjëra që na bënë 'të hanim bar' dhe 'të rrinim me këmbë në tokë'. Para ndeshjes kur ai po fliste me ne, betohem në Zot, që nisa të qaja. Ai na motivoi deri në atë pikë sa mezi prisnim të fillonte ndeshja”, tha Al-Malki.

Kujtojmë se Renard ka një karrierë shumë të pasur ndërkombëtare. Ai fitoi dy tituj të kampionatit afrikan me dy kombëtare të ndryshme dhe kështu u bë trajneri i parë me një arritje të tillë dhe fitimi i kampionatit afrikan në vitin 2012 me ekipin e Zambisë, të cilin askush nuk e priste as afër fundit, ishte veçanërisht mbresëlënës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco