VIDEO/ Franca e nis me ‘poker’ ndaj Australisë mbrojtjen e trofeut

VIDEO/ Franca e nis me ‘poker’ ndaj Australisë mbrojtjen e trofeut

22:01, 22/11/2022
A+ Aa A-

Në “Al Janoub Stadium” të Al Wakrah u luajt ndeshja e vlefshme e Grupit D të Botërorit “Katar 2022” mes Francës dhe Australisë, shkruan Syri.net.

Kampionët në fuqi të Botës e nisin mbarë mbrojtjen e trofeut, duke fituar me rezultatin e thellë 4-1.

Përsa i përket fraksionit të parë, të besuarit e Deshamps u surprizuan në minutën e 9-të, pasi australianët shënuan me anë të Goodwin.

Megjithatë “Gjelat” reaguan dhe në minutën e 26-të Rabiot barazoi shifrat.

Më pas, në të 32’, Oliver Giroud realizoi golin e dytë, duke kaluar Francën në avantazh.

Në pjesën e dytë, “Gjelat” thellojnë avantazhin. Mbappe në minutën e 68-të shënon golin e tretë, duke i dhënë siguri ekipit të tij.

Ndërsa Giroud “hipotekoi” fitoren e kampionëve në fuqi të Botës, duke realizuar golin e katërt në të 71’.

Me këtë fitore Franca merr menjëherë kryesimin e Grupit D.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco