Qeveria: Banorët në Himarë do kompensohen me vlerën e tregut

Qeveria: Banorët në Himarë do kompensohen me vlerën e tregut

16:01, 30/09/2017
A+ Aa A-

Qeveria nuk do tw tërhiqet nga plani vendor për ndërtimin e shëtitores së Himarës, projekt i cili prek disa banesa të vjetra.

Ministrat Damian Gjiknuri dhe Mirela Kumbaro zhvilluan sot një takim me një përfaqësi të banorëve himariotë në Vlorë.

Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa morën  pjesë edhe krerët e Omonias, Vasil Bollano dhe Fredi Beleri.

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri deklaroi se banorët të cilët preken nga ky projekt do kompensohen me vlerën e tregut.

“Do bëhen kompensime dhe dëmshpërblimet për çdo banesë e cila preket nga zbatimi i këtij projekti. Banorët do kompensohen me vlerën e tregut”, ka deklaruar Gjiknuri në këtë takim.

Palët kanë rënë dakord për të zhvilluar edhe një takim tjetër të premten e ardhshme.

Plani vendor i Himarës prek rreth 80 banesa përgjatë shëtitores e cila parashikohet të shtrihet deri në Potam.

Kjo çështje është shndërruar edhe në mollë sherri mes Tiranës dhe Athinës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Durimiiii30/09/2017 20:03

E PSE VETEM HIMARIOTET E JO TIRANASIT E GJITHKUND KU PRISHET A SJEMI TE GJITH NJESOJ JEMI SHQIPETARE POR DUHET TE VLERSOHEMI NJESOJ

Shto koment

Denonco