Lajmi i fundit

LIVE/ Sot seanca plenare, vijon protesta qytetare kunder Ramës dhe qeverisë së tij

U tërhoq zvarrë nga policia/ Flet për Syri Tv e moshuara: E njoh që fëmijë Edi Ramën! Më mori pronën dhe...

09:28, 27/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një pensioniste, e cila tha se për më shumë se 20 vjet endet në dyert e gjykatave për çështjen e pronave të familjes së saj, doli në protestën e zhvilluar para Parlamentit, ndërsa brenda po mbahet seanca e fundit plenare.

Në një lidhje direkte për Kafe Shqeto me gazetaren e SYRI TV, ajo deklaroi se kishte vendosur të protestonte për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke ngritur akuza për padrejtësi lidhur me pronat dhe duke bërë deklarata të forta ndaj kreut të qeverisë.

Protestuesja tha se disponon dokumente që, sipas saj, vërtetojnë pronësinë mbi tokat për të cilat pretendon se janë marrë pa të drejtë.

Intervista:

Gazetarja: Po tani në këtë protestë që bëhet tani, për çfarë arsye keni ardhur?

Protestuesja: Në këtë protestë... sepse kam vuajtur 20 vjet e ca. Ai ka 14 vjet, a 12 vjet në qeveri, po kam 20 vjet që endem nëpër gjykata. Unë jam... nuk dua ta them që jam një ndër të pasurit e Shqipërisë, nga gjyshi im, jo nga unë. Dhe është pushkatuar në vitin 1945 nga Enver Hoxha. Dhe dal në këtë... dhe do ta sqaroj më poshtë... për kryeministrin tonë të iki një orë e më parë. Një orë e më parë se do ia çjerr maskën shumë keq.

Gazetarja: Keni pasur padrejtësi me pronat?

Protestuesja: Tjetra, do filloj nga fillimi pastaj do flas për këto dokumentat. Edi Rama si kryeministër, kur shan babain e vet ai, që ne s'e dimë të vërtetën se si është, unë e kam patur komshi. Dhe jam rritur me Edi Ramën. Në një shkallë te pallati 15-katësh, shkalla e parë, afër Gjykatës së Tiranës. Dhe e njoh se çfarë biçimi është. Kur shan një fëmijë babain e vet dhe nënën e vet, ai është skizofren. Ai është i degjeneruar. Sado i keq të jetë prindi, sado i keq të jetë prindi, nuk shahet. Mund ta shash në familjen tënde, po jo në të gjithë botën.

Gazetarja: Për t'u ndalur... ndjesë, për t'u ndalur te sjellja e policisë... të fokusohemi te protesta që po bëhet aktualisht. Si e komentoni duke qenë se ka pasur dhe të tjerë protestues që janë tërhequr zvarrë, po mes tyre ishte dhe...

LEXO EDHE: Policia e Ramës tërheq zvarrë të moshuarën para Parlamentit

Protestuesja: Shiko, ka policë të mirë po ka dhe policë të këqij. S'mund t'i futim të gjithë në një thes. Unë për veten time, si Zhanetë, kapelën e oficerit dhe kapelën e policisë unë e çmoj shumë. Pavarësisht se e kanë veshur edhe njerëz që s'e meritojnë atë kapele. Po kështu i intereson Edi Ramës, që të futi dhe njerëz të tillë që të vënë kapelën me yllin e partizanëve në kokë, duke u tallur. Edhe tashi del e flet e dërdëllis sikur ai do partizanët, sikur ai do popullin, sikur ai bën për popullin. Ai bën vetëm për xhepin e vet. Tjetra, unë kam 20 vjet, ja ku i kam dokumentat këtu, që vërtetojnë pronat e mia. Shumë pak solla. Asnjë të pestën nuk solla. Ja ku je Edi Rama këtu ti! Në vitin 2014, në Maliq të Korçës, me Engjëll Kolanecin, me kunatën... kunati i Pranvera Hoxhës, Kolaneci, kanë shkuar në Maliq dhe më kanë marrë atë truall dhe e kanë bërë landfillin, në 2014. Dhe kanë shkuar drejtpërdrejt Edi Rama dhe kryetari i bashkisë në darkë, të Korçës. Kanë ngrënë darkë se u bë landfilli, tokën time ia dha atij.

Gazetarja: Nuk keni dëmshpërblim për këtë?

Protestuesja: Jo, atë... jo Edi Rama tokën time... që e ka vrarë daja jot... edhe Enver Hoxha gjyshin tim... Jo tokën time s'e merr dot! Ajo tokë do merret o me gjak, o me dhunë! Se është e imja, i kam me dokumenta origjinale. Ja ku është... ky Peleshi, Leshi, s'e di... unë i...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco