Lajmi i fundit

LIVE/ Sot seanca plenare, vijon protesta qytetare kunder Ramës dhe qeverisë së tij

'Parlament i krimit'/ Qytetarët rrethojnë Kuvendin, nis seanca plenare. Në rend dite ndryshime në përbërjen e komisioneve

'Parlament i krimit'/ Qytetarët rrethojnë Kuvendin, nis seanca plenare. Në rend dite ndryshime në përbërjen e komisioneve

10:15, 27/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ka nisur në Kuvendin e Shqipërisë seanca plenare e radhës, ku deputetët do të shqyrtojnë disa pika të rendit të ditës.

Sipas agjendës së Kuvendit, në seancë pritet të miratohet procesverbali i mbledhjes së 23 korrikut, të shqyrtohen njoftimet, si dhe projektvendimi për ndryshimin e vendimit nr. 87/2026 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar.

Projektvendimi pritet të miratohet me shumicë të thjeshtë votash, në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

Ndërkohë, jashtë ambienteve të Kuvendit janë mbledhur qytetarë në shenjë proteste, duke kundërshtuar punën e parlamentit. Protestuesit kanë përcjellë mesazhin: “Nuk na përfaqësoni, parlament i krimit”, ndërsa vijojnë të shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj institucioneve politike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco