Berisha: Jemi pro kredisë nga SHBA, por nuk votojmë në procedura antikushtetuese!

11:17, 27/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri i opozitës tha se PD është pro kredisë nga SHBA. “Por, sipas kreut demokrat, nuk votojmë në procedura antikushtetuese!”.

Zoti Berisha a do të merrni pjesë në seancën e votimit në orën 15:00?

Sali Berisha: Ne nuk votojmë në procedura antikushtetuese në mënyrë absolute.

Edhe njëherë, ne jemi pro kredisë dhe shprehim mirënjohje, por ne kërkojmë që kjo procedurë të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe jo qëndrimet, vullnetin e lig, antikushtetues të Edi Ramës.

Ambasada e SHBA, ose qeveria e SHBA, e ka dorëzuar në qeverinë shqiptare këtë marrëveshje muaj më parë, çka do të thotë se kjo marrëveshje kaloi në qeveri me datën 20 e sa qershor.

Dhe këta e mbajtën nga 20 e sa qershori, për ta sjellë në parlament më 24 korrik dhe për ta kaluar me çdo kusht me procedurë të përshpejtuar.

PD, grupi parlamentar, ofroi propozimin e saj për të ndjekur rregullin kushtetues, në mënyrë që parlamenti të mblidhet edhe ditën e premte që vjen dhe të votohet në përputhje me Kushtetutë.

Por deputetët e vakancave, pasi ra dakord Nikoja, që është skllav, e ke marrë vesh që është skllav i Belindës, edhe ai, se edhe ky ka marrë vilë aty, pasi e pranoi, i thanë jo se kemi prenotuar vakancat deputetët e partisë së krimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco