Me dhjetëra qytetarë kanë mbërritur përpara Komisariatit Nr. 1 në Tiranë, ku kërkojnë lirimin e protestusve, të cilët u ndaluan sot gjatë protestës te Parlamenti.
Nga informacionet për SYRI-n, policia ka shoqëruar pa shkak 1 vajzë dhe 3 djem aktivistë të cilët po protestonin në mënyrë paqësore, por që janë tërhequr zvarrë nga efektivët e narkopolicisë.
Qytetarët janë vendosur te dera e komisariatit dhe kërkojnë lirimin e menjëhershëm të protestuesve paqësorë.
© SYRI.net