Pamje shokuese vijnë nga protesta qytetare para selisë së Kuvendit. Me dhjetra policë kanë tërhequr me forcë një grua të moshura dhe pasi e kanë kaluar në një pjesë të rrugë përreth saj janë vendosur me dhjetra policë të tjerë.
Ngjarja është regjistruar pranë ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë dhe Urës së Rrugës së Elbasanit, ku forca të shumta policore janë përplasur fizikisht me protestuesit. Zona është rrethuar nga një numër i lartë efektivësh të rendit dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të mbështetur edhe nga autobote uji, duke krijuar kordone të pakalueshme nga Ura e Tabakëve e deri te Qendra Tregtare Toptani.
Në një lëvizje që ngre pikëpyetje të forta mbi lirinë e informimit, forcat e rendit kanë urdhëruar mediat të qëndrojnë vetëm brenda oborrit të parlamentit, duke shfaqur një interes të dukshëm për të penguar kamerat. Ky bllokim vizual vjen në momentin kur jashtë kordonëve kanë nisur shtyrjet dhe përplasjet mes qytetarëve dhe policisë, të cilët po marrin vazhdimisht përforcime të reja.
Momenti më dramatik ishte përdorimi i forcës nga ana e policisë ndaj një gruaje të moshuar. Efektivët kanë tentuar ta largojnë dhunshëm të moshuarën e cila ishte ulur në asfalt si formë e mosbindjes civile për të bllokuar qarkullimin e mjeteve. Veprimi i dhunshëm ka bërë që qytetarët e pranishëm të shpërthejnë në thirrje të njëzëshme "Turp, turp!".
© SYRI.net