Paradoksi i pushtetit, ekonomia nga prespektiva e deputetit dhe nga prespektiva e miletit?

Paradoksi i pushtetit, ekonomia nga prespektiva e deputetit dhe nga prespektiva e miletit?

11:20, 23/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Irena Beqiraj/

Shqiptarët janë më të pasur; ekonomia shqiptare është më e qëndrueshme se të gjithë ekonomitë e tjera të Ballkanit; rrogat pensionet janë rritur;  Kryengritja e lavdishme e lekut me 20,3 % vetëm gjatë periudhës 2020-2025 nuk është një sukses do si do, është suksesi “surlelian” që ndërtuan socialistët edhe që nuk mund të mbulohet me glasat e sorrave dhe laraskave të mllefosura .

Këto janë fjalitë e ministrave dhe deputetëve socialistë të cilët mesa duket e shohin ekonominë jo nga prespektiva e qytetarit të thjeshtë,  pensionistit, punëtorit me pagë minimale, mësuesit, policit por,  vëtëm nga prespektiva e tyre.

Si duket ekonomia nga prespektiva e deputetit dhe nga ndryshon ajo nga prespektiva e miletit ?

Për t'ju përgjigjur kësaj pyejte mund të përdorim disa të dhëna të thjeshta.

Gjatë përiudhës 2020-2025 rritja e pagës neto mesatare të deputetit ka qënë 126%; Rritja e pagës minimale neto 54%; Rritja e pensionit mesatar 28% dhe rritja e pensionit minimal 18% .

Po ti krahasojmë këto rritje me rritjen e çmimeve bazë ushqimore arrjmë konkluzionet interesante :

- 140  deputetët me rritjen e pagës prej 126% jo vetëm mund të konsumojmë më shumë njësi nga çdo produkt me gjithë rritjen e çmimeve të tyre , por u del të blejnë më pas gjilpëra dobësimi, botoks dhe  e fillera për të trajuar efektet e dobësimit. Kjo pasi rritja e çmimeve të çdo produkti  është më vogël se rritja e pagës së tyre   .
-Teksa  pensioni mesatar është rritur me 28 % në përiudhën 2022-2025 ,  385,000 pensionistët që marrin një pension më të ulët se pensioni mesatar  rritja e çmimeve të shumicës së artikujve të ushqimeve bazë i  detyron ata të ndalojnë vetëm  tek orizi, makaronat, buka , mishi, I derrit , vaji I lulediellit, ullinjtë mollët dhe portokallet .  Edhe pataten që është dhe bukë dhe gjellë apo fasulen që është quajtuar jetë e mot  “mishi e fukarait”  përtej gjithë produketete tjera ( kutizat e kuqe) duket ti konsumojnë më pak sepse   janë shtrenjtuar më shumë se rritja e pensionit të tyre .
 Ndërsa për 185,000 të punësuarit  me pagë minimale , apo për 33,000 mësuesit apo11,645 inspektorët e thjeshtë  policisë rritja e pagave e të cilëve nuk i kalon rreth 54 % , rritja e pagave u krijon mundësi pak më të mira se pensionistëve, ata mund të përballojnë edhe ndonjë gotë qumësht apo ndonjë kofshë pule.

Nuk po rrotolloj thikën në plagë ,  ndaj nuk po ndaloj tek pensionistët me pension minimal , ku edhe  rritja e çimimt të bukës  tejkalon rritjen e pensionit, duke i detyruar të ushqehen 1 herë në 3 ditë .

Populli ynë ka një shprehje “I ngopuri nuk e kupton dot të urriturin”. 
Edhe ky është rasti . Duke u nisur nga rritja e pagës së tyre me 126% deputetët e kanë të paundur të shohin realitetin . Pushteti, ky tumor malinjë u ka vranë emptinë u ka krijuar një dëmtim traumatik të trurit duke shkatërruar një proces specifik nervor që quhet pasqyrim dhe që është guri I themelit të ndjeshmërisë humane . Ndaj janë bërë dhe më impulsivë, edhe  më pak të aftë për t'i parë gjërat nga këndvështrimi i njerëzve të tjerë. 
 Realiteti në këto tabela,  tregon se  ekonomia e lekut të fortë për të cilën kanë punuar kaq shumë socialistët, nuk I ka ndihmuar njërzit e thejshtë të sigurojnë mjaftueshmërinë, përkundrazi tavolinat e tyre janë varfëruar  . Por një gjë është e sigurt deptetët janë më mirë seç ishin 5 vjet më parë. Ekonomia për ta ka funksionuar !

Ndaj të urriturit duhet ti mirëkuptojnë të nginjurit!

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco