Aktivistë dhe protestues kanë pritur deputetët në rrugën pedonale që çon drejt godinës së Kuvendit, në kuadër të protestës së zhvilluar kundër klasës politike.
Policia kishte rrethuar perimetrin e Parlamentit me gardhe metalike, ndërsa gjatë mbërritjes së deputetëve nuk kanë munguar tensionet dhe hedhjet e vezëve në drejtim të automjeteve dhe deputetëve të Partisë Socialiste.
Në pamjet e publikuara shihet deputetja e PS-së, Sara Mila, e cila shoqërohej nga një truprojë që tentoi ta mbronte nga hedhja e vezëve.
Ndërkohë, protestuesit dhe aktivistët kanë hedhur akuza ndaj deputetes, duke e cilësuar me thirrje si “deputete të krimit”.
Gjatë protestës janë regjistruar gjithashtu hedhje vezësh ndaj automjeteve të disa ministrave dhe përfaqësuesve të mazhorancës, ndërsa situata para Kuvendit vijon nën masa të shtuara sigurie.
© SYRI.net