Duke replikuar me ish ministren Spiropali, Berihsa deklaroi në sallën e e Kuvendit se, “ty nuk të hëngri parimësia, por të hëngri Lubia”. “Thelbi i kësaj krize është fakti se ky parlament nuk ka legjitimitet”, tha kreu demokrat.
Berisha: Thelbi i krizës së rëndë që ka kapluar vendin, i revoltës më të fuqishme popullore nga vitet ’90, qëndron në faktin e thjeshtë, por themelor, se ju nuk përfaqësoni qytetarët.
Se ju nuk keni legjitimitet.
Se ju nuk keni ardhur nga vullneti i tyre i lirë, por jeni produkt monstruoz i kontrollit me të gjitha mjetet e krimit të vullnetit të qytetarëve shqiptarë.
Edi Rama, kreu juaj, akuzohet kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht se në 140 fluturimet e tij, ka transportuar tonelata euro, mundet edhe drogë, dhe ju refuzoni komisionin hetimor parlamentar.
Refuzoni të përballeni me dokumentet që faktojnë se në fluturimet e tij ai ka transportuar valixhe diplomatike më shumë se të gjithë qeveritë evropiane të marra së bashku.
Ju nuk përfaqësoni qytetarët, por përfaqësoni njeriun, i cili sa u bë kryeministër, në raportin e OSBE u tha se kishte transportuar në bankat offshore 200 milionë euro.
Ju nuk përfaqësoni qytetarët, por përfaqësoni njeriun që u bë kryeministër me sarajet e tij të Surrelit, me piramidën e vërtetë ku deklaronte se është blerë toka me dy euro, në kohën Kur ishte çmimi minimal 25 euro.
Kur vetëm pigmenti i sarajeve ka kushtuar mbi 100 mijë euro.
Kur janë përdorur teknologjitë dhe materialet më të kushtueshme. 8500 metër katrorë.
Ju nuk përfaqësoni qytetarët, por përfaqësoni njeriun që në martesë mori një pallat pesëkatësh në pajë pa asnjë faturë tatimore, doganore, të çfarëdo lloji.
Dhe kur ILDKP nisi hetimin, në mënyrë antikushtetuese e shkarkoi drejtuesen e tij.
Ju nuk përfaqësoni qytetarët, përfaqësoni vjedhjet monstruoze të zyrtarëve.
Përfaqësoni vendimet e tij për t’i dhënë vëllait të vet 38 mijë metër katrorë.
Për t’i dhënë Karlos së tij në mes të Tiranës 4500 metër.
Ju nuk përfaqësoni qytetarët, përfaqësoni vjedhjet e tij për të plaçkitur pasuritë publike në mënyrën më të pamëshirë.
Përfaqësoni 140 milionë euro të vjedhura tek djegësi i Tiranës.
Përfaqësoni 600 milionë euro të përvetësuara nga familja e tij dhe ai, me Ergysin Agasin, në AKSHI-n e tij, me Lindat e tij.
Përfaqësoni dosjen Balluku. Edhe ty, Pëllumbeshë, ty nuk të hëngri parimësia, por ty të hëngri Lubia, se ishte më e fortë se ti.
Pëllumbeshë, je e sinqertë me veten tënde, se unë të dhashë një paralajmërim kur na erdhe e veshur si nuse këtu, kujtove se ishte në ditën e fundit.
Harrove se ajo do bëhej dita e fundit e jotja.
© SYRI.net