Rama në kuvend, opozita i këndon: Jepe dorëheqjen! Kalohet në votim pa debat, PS miraton kërkesën e Ballës

14:59, 23/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ora 14:50 Kryeministri Edi Rama mbërriti në Parlamentin e rrethuar nga policia. Sot është seanca e fundit e sesionit parlamentar ndërsa jashtë prej orësh vijon protesta e qytetarëve e cila kërkon dorëheqjen e tij.

Opozita kërkon zgjatjen e afatit për reformën territoriale por maxhoranca kundërshton.

Deputetët e opozitës i këndojnë Ramës “Rama jepe dorëheqjen!

Rama u paraqit në seancë në kohën që kishin mbaruar diskutimet për procedurë dhe ishte pika e rendit të ditës çështja e reformës territoriale. Deputeti i PD-së, bashkëkryetari i reformës territoriale, Luçiano Boçi ka kërkuar fjalën për procedurë, por sipas zotit Peleshi, zoti Boçi kishte folur për procedurë në hapësirën para se të niste rendi i ditës.

Ndërkohë deputetët e Partisë Demokratike janë përpjekur të sqarojnë kreun e Kuvendit se zoti Boçi e kërkon fjalën për procedurë në lidhje me pikën e rendit të ditës, jo për procedurë para se të kishte nisur rendi i ditës.

Peleshi ka vijuar të kërkojë lirimin e foltores nga zoti Boçi, i cili nuk ka lëvizur. Më pas ka dhënë pesë minuta pushim dhe gjatë këtij intervali kohor ka mbërritur në Parlamentin e Shqipërisë kryeministri Edi Rama.

Ndërsa opozita mbante të bllokuar foltoren Kreu i grupit parlamentar të PS-se Taulant Balla propozoi ndërprerje të diskutimit në seancë, që të kalohej në votim. Rama ka votuar pro këtij propozimi, ashtu si pjesa e tjetër e mazhorancës. Ndërkohë opozita ka vijuar të mbante të bllokuar foltoren.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco