Lajmi i fundit

LIVE- Kuvendi në seancë, jashtë protesta e qytetarëve nuk ndalet, nuk tërhiqen as nga dhuna e policisë

Berisha-Spiropalit: Pëllumbesha në Botën e Çudirave nuk meriton përgjigje! Një protestues po lufton për jetën

13:27, 23/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

“Pëllumbesha në Botën e Çudirave nuk meriton asnjë përgjigje”, kështu deklaroi kreu demokrat Berisha pas fjalës në kuvend të ish ministres Spiropali.

Berisha: Eliza, Pëllumbesha në Botën e Çudirave nuk meriton asnjë përgjigje.

Kjo është replika ime ndaj saj.

Kurse sot, problemi më madhor është barbaria që është ushtruar ndaj protestuesve.

Një i ri po lufton për jetën në urgjencën e spitalit, i kanë thyer brinjët dhe i kanë shkaktuar pneumotoraks, ia kanë dëmtuar kafkën dhe e kanë futur në komë cerebrale, ndërkohë që këtu heronjtë e vërtetë shpallen terroristë.

Nuk ka seancë më të padenjë se kjo seancë në historinë e parlamentit.

Edhe njëherë ky parlament ka vetëm një rrugë, të shkrijë veten e vet pasi në mënyrë absolute nuk përfaqësoni vullnetin e qytetarëve.

Kjo është e gjithë replika ime ndaj Pëllumbeshës në Botën e Çudirave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco