Lajmi i fundit

LIVE- Kuvendi në seancë, jashtë protesta e qytetarëve nuk ndalet, nuk tërhiqen as nga dhuna e policisë

Balliu publikon pamjet e dhunës: Kërkoni falje, shpërndani Parlamentin dhe dilni në zgjedhje

Balliu publikon pamjet e dhunës: Kërkoni falje, shpërndani Parlamentin dhe dilni në zgjedhje

14:01, 23/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, publikoi pamje që, sipas tij, faktojnë dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve protestues, duke akuzuar qeverinë se po përdor Policinë e Shtetit për të shtypur protestat në vend që të mbrojë interesin publik.

Balliu deklaroi se efektivët e përfshirë në përplasjet me protestuesit duhet të largohen nga detyra, pasi, sipas tij, policia nuk mund të vihet përballë qytetarëve që protestojnë për problemet e tyre, ndërsa qeveria mbron korrupsionin dhe abuzimin me fondet publike.

Sipas deputetit demokrat, qytetarët dalin në rrugë sepse nuk përballojnë dot koston e jetesës, nuk sigurojnë ilaçet e nevojshme dhe nuk kanë mundësi të blejnë një banesë, ndërsa çmimet e apartamenteve janë rritur ndjeshëm.

Në përfundim, Balliu akuzoi qeverinë se u përgjigjet kërkesave të qytetarëve me dhunë, arrestime dhe burgosje, duke i bërë thirrje Kryeministrit të kërkojë falje, të shpërndajë Parlamentin dhe të pranojë zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, që, sipas tij, qytetarët të vendosin me votë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco