Gjatë një replike me Blendi Klosin, kreu demokrat Berisha i tha se, “je peng i bixhozit, prandaj bën avokatinë e Edi Ramës, njeriut më të damkosur në Evropë”.
Berisha: Mblidhini letrat e bixhozit.
Përfaqëson bixhozin më të keq me paratë e qytetarëve.
Përfaqëson McGonigalin, skandalin dhe përpjekjet kundër opozitës.
Përfaqëson Lubinë, 320 apartamentet e saj.
Edhe ti duhet të jesh aty se të ka dhënë ndonjë kockë edhe ty.
Se unë e njoh atë, ai për bixhoz është i aftë të shesë gjithçka.
Nuk ka, nuk njeh kufi ai njeri.
Po fundi i fundit e ka për veten e tij.
Pra, përfaqëson krimet më të shëmtuara, avokatinë e krimeve më të shëmtuara ndaj qytetarëve shqiptarë, të cilët i katandisët, 1 milion e sa shqiptarë përzutë rrugëve të botës.
Sigurisht bixhozi yt ka një aksion të vogël.
Por problemi është se je peng i bixhozit ti, prandaj del dhe bën avokatinë e Edi Ramës.
Avokatinë e njeriut që sot është damkosur përfundimisht si një narkodikator.
Që sot është njeriu më i damkosur në Evropë.
A e di ti që mali i shkrimeve, i denoncimeve mbi të, tejkalon edhe Lukashenkon e Putinit.
© SYRI.net