Lajmi i fundit

LIVE- Kuvendi në seancë, jashtë protesta e qytetarëve nuk ndalet, nuk tërhiqen as nga dhuna e policisë

Hodhi vezë gjatë protestës para Kuvendit, policia shoqëron protestuesen

12:08, 23/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një protestuese është shoqëruar nga forcat e policisë gjatë protestës së 54-të qytetare para Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas informacioneve , shoqërimi ka ardhur pasi protestuesja ka hedhur vezë në drejtim të zonës ku ndodheshin deputetët dhe automjetet e tyre.

Protesta e sotme është shoqëruar me masa të shtuara sigurie, ndërsa gjatë saj janë regjistruar disa incidente mes protestuesve dhe policisë, ku kjo e fundit ka përdorur një dhunë disproporcionale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco