Seanca parlamentare është shoqëruar me debate të forta dhe akuza të rënda.
Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ndërhyri ashpër gjatë diskutimit, duke e zhvendosur vëmendjen te protestat qytetare që po zhvillohen prej 54 ditësh në bulevard. Ai drejtoi një sërë akuzash tronditëse ndaj Kryeministrit Edi Rama, duke e lidhur atë me skandale ndërkombëtare. Gjatë fjalës së tij, u përmend çështja "McGonigal", si dhe u hodhën pretendime se në zyrat e shtetit janë pritur eksponentë të kartelit famëkeq "Sinaloa", të cilëve u janë dhënë licenca për kazino dhe hotele luksoze.
Më tej, fjalimi u fokusua te keqmenaxhimi i fondeve publike. Sipas deputetit, paratë që duhet të shkonin për spitalin onkologjik, ilaçet, shkollat dhe fëmijët, po i jepen një këngëtari me qëndrime raciste dhe antisemite, i cili është i ndaluar në pjesën dërrmuese të vendeve të Bashkimit Europian.
Në përfundim të fjalës, akuzat morën një ton edhe më të ashpër drejt deputetit Taulant Balla. U përmendën emra të njohur të botës së krimit si Suel Çela dhe i ndjeri Ravik Gurra, duke u aluduar për presione dhe ngarkesa të rënda nga bota e nëndheshme kriminale.
Belind Këlliçi: … Në kulmin e protestës në bulevard prej 54 ditësh …Te procedura jam zoti kryetar, te akti normativ që keni futur sot në rend dite dhe e keni futur me justifikimin që do t'i shpëtoni nderin dhe fytyrën Shqipërisë. Nga kush? Nga Edi Rama. Miku i McGonigalit. Njeriu që i nxihu imazhin Shqipërisë në gjithë botën me mikun e tij të ngushtë McGonigalin, njeriu që priste në zyrë eksponentët e kartelit Sinaloa dhe i jepte licencë për kazino, për hotel me pesë yje. Njeriu që historinë e Arubës dhe grupin e tij të strukturuar kriminal që dërgojnë në Aruba, e bëri dhe libër në Itali, nga një nga gazetarët më të famshëm investigativ italian. Edi Rama po ia shpëton nderin Shqipërisë? Me lekët që i merr popullit më të varfër të Europës, shqiptarëve, i merr paratë që duhet të shkojnë te onkologjiku, që duhet të shkojnë për ilaçe, që duhet të shkojnë për shkolla, që duhet të shkojnë për fëmijët dhe ia jep një këngëtari që sot nuk lejohet të performojë në 95% të vendeve anëtare të Bashkimit Europian për shkak të gjuhës antisemite dhe raciste. Për këtë jemi mbledhur ne sot, kjo ka prioritet? Dhe ndërkohë quajmë protestuesit terroristë.
Ndërkohë që në fillim të kësaj seance keni patur një deputet që qëllimisht nuk i jepni sqarim përse nuk lejohet të vinte në seancë. Nuk keni prodhuar sot një dokument për deputetin Shehaj, për t'i bërë ditur pse është i përjashtuar dhe për të bërë llogarinë e ditëve, por e latë për përplasje me Gardën. Dhe nuk është normale që Garda e Republikës të kapi fizikisht deputetët e këtij kuvendi, nuk është normale, nuk është në nderin tuaj. Nga ana tjetër u bë e përsëritur sjellja e Taulant Ballës në këtë sallë. Unë e di që ai mund të ketë probleme me ndërgjegjen, me ndërgjegjen, ia tha pak më parë Flamur Noka, në ka një njeri në këtë sallë që është i përdhunuar është Taulant Balla nga Suel Çela. Por unë e kuptoj që atij i vjen rrotull edhe hija e të ndjerit Ravik Gurra dhe mund të ketë probleme të tjera.
© SYRI.net