Lajmi i fundit

LIVE- Kuvendi në seancë, jashtë protesta e qytetarëve nuk ndalet, nuk tërhiqen as nga dhuna e policisë

Reforma territoriale/ Berisha: Raporti juaj, i paligjshëm! Do bëjmë gjithçka që shqiptarët të ngrihen kundër jush

11:18, 23/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Demokratike tha se raporti i PS-së për reformën territoriale është  i paligjshëm, dhe se PD do të bëjë gjithçka që shqiptarët të ngrihen kundër jush

Të dashur qytetare dhe qytetarë, në krye të radhës, PD iu përgjigj një kërkese të prerë të Komisionit Evropian për angazhimin në komision parlamentar për reformën territoriale si një nga kushtet e pakëta të vendosura nga ky komision për progresin e Shqipërisë drejt BE.

Por gjithashtu ne, përveç komisionit, kemi pasur me dhjetëra e qindra kërkesa nga qytetarët shqiptarë që të merrnim pjesë në këtë komision në mënyrë ëq të bënim avokatinë e kërkesave të tyre.

I bëmë të gjitha këto në kundërshtim me bindjen e thellë se Edi Rama do bënte gjithçka për të përvetësuar këtë reformë në funksion të interesave të tij mafioze, antidemokratike, antishqiptare shpopulluese.

Në këtë komision, siç jeni dëshmitarë, është bërë nga pala jonë, puna më serioze dhe ajo është konkretizuar në një raport prej 400 e sa faqesh.
Në përputhje me axhendën e përbashkët janë organizuar dhjetëra konsulta.

Axhenda e përbashkët kishte vazhdimin me konsulta të tjera.
Raporti që pretendoni të paraqisni sot është absolutisht i paligjshëm.

Nuk është miratuar në komisionin parlamentar dhe në praktikën dhjetëra vjeçare, komisionet bipartizane kanë shtyrë sa herë ka qenë e nevojshme afatet.
Ju sot paraqiteni këtu me një raport që nuk është paraqitur në komisionin e reformës.
Ky është një brutalitet.
Ky është një akt me të cilin ju doni me çdo kusht të largoni pushtetin nga qytetarët.

Lexoni pak historinë e Shqipërisë, në 500 vitet e fundit nuk e ka bërë asnjë pushtues, asnjë regjim, asnjë diktaturë.

Dhe tani kur e patë se shqiptarët hedhin poshtë me përçmim reformën e bërë, ndërpretë konsulta, sillni në parlament në mënyrë të paligjshme një raport.
Ja ku është raporti ynë, por ne gjersa ky raport nuk është i debatuar në komisionin e ngritur, ne nuk e dorëzojmë se duhet se edhe ai që ka përgatitur pala juaj, edhe ky, të paraqiten në komision, të debatohen, pastaj të vijnë në parlament.
Po ju nuk keni as ligj, as Kushtetutë, as normë, as moral.
Veproni në këtë mënyrë. Çfarë mendoni ju se shqiptarët nuk do të kuptojnë?
Atëherë ju vërtet mund të bëni një akt të tillë, por ne absolutisht do bëjmë gjithçka që ata të ngrihen në një kryengritje të përgjithshme të fuqishme kundër jush në mënyrë që të bëjnë drejtësinë që i takon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco