Berisha: Balla është përfaqësuesi më i shëmtuar i karteleve! Protestuesit kërkojnë me të drejtë fundin e Kuvendit...

10:57, 23/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Kuvendi kryetari i PD-së tha se protestuesit kërkojnë me të drejtë fundin e Kuvendit sepse socialistët përfaqësojnë  bandat dhe krimin. Madje kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla është  përfaqësuesi më i shëmtuar i karteleve të drogës

Fjala e Sali Berishes

Parafolësi është përfaqësuesi më i shëmtuar i karteleve të drogës.

Është shërbëtori më i shpifur i tyre.

Parafolësi është njeriu që ka liruar dy terroristë që vendosën tritolin në shalën e biçikletës së Lulzim Kullës.

Parafolësi është negociatori i pazarit të votave.

Por është gjithashtu personazhi i dokumentit të asaj që u quajt Bundra, por që në fakt bundra e vërtetë është parafolësi.

Po, pse thua ti zotëri, shko bëj në gjyq avokatin e tij?

A do t’i lexoj edhe njëherë këtu pazaret që bën ky për makinat e Suel Çelës?

Prandaj dhe ata që janë atje, kërkojnë me të drejtë fundin e parlamentit sepse përfaqësoni bandat dhe krimin dhe jo qytetarët.

Duhet të dëgjohet zëri i tyre!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco