Rama rrethon më policë Kuvendin/ Bllokohen të gjitha rrugët hyrëse në prag të protestës qytetare

08:50, 27/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Parlamenti është futur në shtetrrethim nga Policia e Shtetit, e cila ka rrethuar godinën e Kuvendit me forca të shumta policore dhe ka bllokuar të gjitha rrugët hyrëse me kordone sigurie, në prag të protestës së paralajmëruar këtë të hënë.

Policia ka marrë masa të shtuara sigurie, duke vendosur forca të shumta në terren dhe duke bllokuar akset që të çojnë drejt Parlamentit. Kordonet policore janë vendosur në disa pika kyçe, përfshirë kryqëzimin e rrugës së Elbasanit, zonën pranë Galerisë së Arteve dhe Ministrisë së Brendshme, si dhe në drejtim të ish-selisë së Partisë Demokratike.

Edhe këtë herë, organizatorët kanë bërë thirrje për mobilizim përballë Kuvendit, ndërsa nuk përjashtohen tensione dhe përplasje me policinë apo deputetët që do të hyjnë në Parlament, si ato të datës 23 korrik.

Për autoritetet, sfida kryesore do të jetë garantimi i zhvillimit normal të punimeve të Kuvendit dhe ruajtja e rendit në zonën përreth Parlamentit.

Ndërkohë, protesta pritet të rikthejë në qendër të debatit politik kërkesat kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Shqiptarët kanë 57 ditë që I kërkojnë dorëheqjen në proteta të pandërprera në Shqipëri por edhe në cdo vedn ku ka shqiptarët nëpër botë. Por ai me indiferentizem i ka përçmuar protestat paqësore të shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco