Lajmi i fundit

LIVE/ Sot seanca plenare, vijon protesta qytetare kunder Ramës dhe qeverisë së tij

Reforma e njëanshme/ Rama sfidon BE-në, Mazniku prezanton ndarjen e re territoriale

Reforma e njëanshme/ Rama sfidon BE-në, Mazniku prezanton ndarjen e re territoriale

09:52, 27/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edi Rama po sfidon hapur Bashkimin Evropian, duke shkuar drejt miratimit të një reforme territoriale të njëanshme.

Ndërkohë që raporti i Komisionit Evropian kërkonte një reformë konsensuale si kusht për integrimin në BE, Edi Rama vendosi të ndërpresë dialogun në komision dhe të veprojë i vetëm.

Edi Rama mblodhi drejtuesit politikë në selinë e Partisë Socialiste mëngjesin e së hënës.

Burime nga takimi i Ramës me drejtuesit politik thanë se Arbjan Mazniku ka prezantuar ndarjen e re territoriale.

Gjithashtu, burimet thanë se mund të ketë edhe një seancë tjetër sot pasdite, në orën 15:00.

Planet janë që të kalohet sot në komision marrëveshja me SHBA në fushën e mbrojtjes dhe më pas të kalohet në parlament pasdite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco