Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët në ditën e 55 të protestës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Protesta e 55-të/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit: Rama jepe dorëheqjen

Protesta e 55-të/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit: Rama jepe dorëheqjen

19:43, 24/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ka nisur marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë, ndërsa qytetarët janë zhvendosur nga sheshi 'Skëndërbej' drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ku do të mbahen edhe fjalimet e tyre.

Me pankarta në duar dhe thirrje kundër qeverisë, pjesëmarrësit kanë bërë të qartë mesazhin politik të protestës, duke kërkuar dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama.

Një ditë më parë, protesta u zhvillua fillimisht përpara Kuvendit, ku u shënuan tensione mes protestuesve dhe forcave të Policisë së Shtetit.

Protestuesit hodhën vezë në drejtim të automjeteve që transportonin deputetët, ndërsa policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe spraj djegës për të shpërndarë turmën dhe për të krijuar korridor sigurie për hyrjen dhe daljen e parlamentarëve.

Gjatë përplasjeve pati incidente fizike dhe disa protestues u shoqëruan nga policia.

Në mbrëmje, protesta vijoi përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa më pas qytetarët marshuan në rrugët e Tiranës me thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Organizatorët kanë bërë të ditur se protestat do të vazhdojnë çdo ditë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco