Berisha: Rama i transportoi paratë me avionin privat, do rikthejmë kërkesën për komision hetimor

12:37, 21/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri i opozitës deklaroi se PD do të rikthejë kërkesën për një komision hetimor për vjedhjet e kreu të qeverisë.

“Rama i transportoi paratë me avionin privat, do rikthejmë kërkesën për komision hetimor”, tha kreu demokrat.

Berisha: 140 fluturime të Edi Ramës në dy vite me avion në dispozicion, kanë ngjallur dyshime të ligjshme në mbarë Evropën.

Dëshiroj dhe uroj që mediat të mos e censurojnë këtë deklaratë bombë të një autoriteti të vërtetë në Parlamentin Evropian, ndaj dhe i lutem zyrës së shtypit t’ia dërgojë pa përjashtim të gjitha medieve me shpresë se do heqin dorë nga censura e një lajmi për të cilin është i interesuar çdo shqiptar i ndershëm pavarësisht nga përkatësia partiake.

PD nuk është mjaftuar me kaq.

PD ka paraqitur kërkesën për komisionin hetimor parlamentar për këtë çështje, si një çështje themelore dhe Edi Rama e ka refuzuar në mënyrë kategorike komisionin.

Ka të dhëna tronditëse.

Ka të dhëna që provojnë transportin e parave.

Ka të dhëna që faktojnë se valixhet diplomatike të qeverisë shqiptare, me Ismail dhe pa Ismail, janë numerikisht më të shumta se të gjitha valixhet diplomatike të Evropës.

Ju keni parë dhe keni konstatuar ambasadat tona të implikuara në transporte droge.

Por, deklarata bombë e europarlamentarit çek është një kontribut madhor pasi PD do rikthejë përsëri kërkesën për krijimin hetimor parlamentar për të hetuar transportin e parave dhe të drogës me avionin privat taksi të Edi Ramës në mbarë Evropën dhe më gjerë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco