I ftuar në emisionin “Task Force” me Sonila Meçon në Syri TV, gazetari Julian Hoxhaj deklaroi se SPAK nuk ka arritur të parandalojë dëmin financiar ndaj buxhetit të shtetit, pavarësisht hetimeve për dosje si inceneratorët dhe sterilizimi.
Hoxhaj u shpreh se qytetarët vijojnë të paguajnë, duke iu referuar inceneratorit të Tiranës, ku deklaroi se paguhen 29 euro për ton për një shërbim që, nuk ofrohet.
Ai solli si shembull edhe koncesionin e sterilizimit, për të cilin u shpreh se pavarësisht dëmit të evidentuar prej rreth 100 milionë eurosh në dosje, kontrata vijon të financohet.
Pjesë nga intervista:
Shiko, që nga viti 2019 dhe misioni kryesor i SPAK-ut ka qenë parandalimi i korrupsionit dhe kthimi i dëmit në buxhetin e shtetit.
Tani, po të bëjmë një bilanc nga viti 2019, nga dosjet e para kanë qenë check-up-i, sterilizimi, inceneratorët dhe shumë dosje të tjera. Ka dy, po themi, dy ecuri paralele.
Së pari, unë e kam thënë edhe herë të tjera, edhe kur kemi bërë gjatë sezoneve të kaluara emisionin në lidhje me hetimin pasuror të kabinetit qeveritar, që shumica e grave të ministrave apo bashkëshorteve dhe njerëzit e familjarët u bënë konsulentë. Po të futesh sot në QKB, të kërkosh emrat e familjarëve, i gjen të gjithë konsulentë.
Dhe po të futesh te deklaratat e pasurisë, i sheh që deklarojnë të ardhura qindra mijëra euro çdo vit nga konsulenca, që nuk e di... dhe ne kemi mbetur pa bërë konsulencë të suksesshme.
Nga ana tjetër, kemi paralelen tjetër që korrupsioni, sipas vetë SPAK-ut, është rritur. Pra, nuk është parandaluar dhe shifrat e zyrtarëve të korruptuar nuk i kalojnë 10, apo të marrë të pandehur, pra 10 zyrtarë të marrë të pandehur për korrupsion.
Tani po vij te çështjet konkrete.
Jo, jo vetëm që nuk e kanë parandaluar, por e kanë shtuar.
Shikoni, inceneratori ka një handikap shumë të madh dhe unë po ju them çështjet konkrete. E përmendi edhe Basiri, Klodian Braho.
Inceneratori është shkruar nga prokurorët e SPAK-ut se sot qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë paguajnë 29 euro për ton në mënyrë abuzive, sepse një nga shërbimet që do duhej të ofronte pikërisht koncesionari, që është djegia e mbetjeve në Sharrë, nuk ekziston fare, as si kapanon, as si...
Ne vazhdojmë të paguajmë për këtë 29 euro për ton, për depozitim, për riciklim dhe për djegien e mbetjeve.
Tani, e ka shkruar SPAK-u në aktet e veta, por nuk e ka parandaluar. Dhe nuk i ka kërkuar as institucioneve të tjera që ta amendojnë kontratën, që SPAK-u dhe qytetarët e Tiranës të kursejnë 15 euro për ton, që do duhej të shkonin për incenerimin.
A ju kujtohet dosja e famshme, nga të paktat raste kur GJKKO-ja guxoi dhe doli mbi SPAK-un? Ishte dosja e sterilizimit, ku tha që duhet të hetohet për grup të strukturuar kriminal, sepse këta persona i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit, është e shkruar, 100 milionë euro dëm financiar me sterilizimin.
Dhe drejtuesi aktual i GJKKO-së i ka kërkuar në atë kohë... Erjon Bani, i ka kërkuar në atë kohë që kontrata e sterilizimit të ndërpritej.
Çfarë bëri ish-ministri? Shkoi të nesërmen te një nga spitalet publike dhe tha: "Jo", tha, "nuk do ndërpritet kjo kontratë, sepse këtë e kam bërë unë", tha.
Dhe sterilizimi, sot e kësaj dite, kompanitë të cilat janë hetuar që merrnin paratë e koncesionarit, pra që përdoreshin skemat për të marrë paratë e koncesionarit, pra që merreshin nga buxheti i shtetit, sot janë po të njëjtat kompani që po fitojnë tenderat që bën operatori... të njëjtat.
Janë sekuestruar! Dhe sot po marrin përsëri tenderat që i bën vetë shteti për sterilizimin.
Jo vetëm që nuk është thyer, pra ajo kontratë, sepse këtu duhet të diskutojmë: kontrata e grupit të strukturuar kriminal prej 100 milionë eurosh, që ne e kemi denoncuar në Plug, me emra, me mjekë, me personazhe pa lidhje, me muratorë, me çdo njeri, domethënë.
Se përveç mungesës së transparencës me kontratën, ne kemi pjesën më kriminale, sepse ne e kemi denoncuar në emision që vënia në punë e tigrave është bërë me të vetmen arsye që të justifikohej dhënia e parave, sepse nëse ato nuk do ishin vënë kurrë.
Pra, ajo energji që deklarohet sot, që është një sasi e papërfillshme dhe që e prodhojnë pesë panele fotovoltaike, që prodhohet sot nga tigrat, është bërë vetëm për të disbursuar paratë ndaj kompanisë.
© SYRI.net