Protesta para Kuvendit, qytetarët, vezë me emrat e kryeministrit e ministrave

Protesta para Kuvendit, qytetarët, vezë me emrat e kryeministrit e ministrave

11:52, 20/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protestuesit janë mbledhur përpara Kuvendit të Shqipërisë pak para nisjes së seancës plenare të parashikuar në orën 12:00, duke protestuar kundër qeverisë dhe deputetëve të mazhorancës.

Dhjetëra qytetarë u vendosën në pjesën e pasme të godinës së Parlamentit, ku hodhën thirrje si “Parlament i krimit” dhe “Rama, jep dorëheqjen”, ndërsa në Kuvend nisën të mbërrijnë deputetët dhe ministrat.

Protestuesit mbajnë në duar vezë, mbi të cilat kishin shkruar emrat e disa deputetëve.

Gjatë zhvillimit të protestës, forcat e policisë ndërhynë për t’i larguar protestuesit nga oborri i jashtëm i Kuvendit, ndërsa u morën masa të shtuara sigurie dhe u kufizua lëvizja në zonën përreth për të parandaluar incidente.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco