‘PD po sjell një frymë të re’/ Emiri: Riformatimi jetik, po afrojmë njerëz që nuk kanë qenë partiakë

18:20, 17/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Drejtuesja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Julinda Emiri, e ftuar në emisionin "SYRI Digital" në SYRI TV, me Bled Markun, foli për rrugëtimin e saj politik, angazhimin në Partinë Demokratike dhe procesin e riformatimit të kësaj force politike.

Emiri u shpreh se angazhimi i saj nisi natyrshëm me protestën për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, ndërsa theksoi se riformatimi i Partisë Demokratike nuk është një ndryshim fasade, por një proces që synon të afrojë figura të reja dhe profesionistë, për ta bërë opozitën më përfaqësuese dhe më pranë qytetarëve.

Intervista në studio:

Emiri: Zgjedhja ka ardhur shumë natyrshëm. Ka qenë rrugëtimi politik i cili filloi me protestën për teatrin kombëtar siç dihet dhe unë nuk e kisha parashikuar asnjë nga lëvizjet që do vinte më pastaj, përfshirë dhe kohën e gjatë të angazhimit politik. Mirëpo duke qenë se ajo erdhi si e thirrje e brendshme dhe gjatë atij procesi pata dhe një ndërgjegjësim shumë herë më të madh, të përditshëm në raport me ndikimin që ka politika drejtpërdrejt në jetën tonë dhe...

Marku: ...se në fund të fundit çdo gjë është politike, qofshin taksat janë politike, qoftë spitalet janë politike, shërbimi shëndetësor mjekësor, çdo gjë është politike. Dhe vendose të shkosh në Partinë Demokratike.

Emiri: Edhe kjo ka qenë shumë e natyrshme sepse erdhi Partia Demokratike te sheshi i teatrit. Pastaj unë jam angazhuar, kam qenë në të gjitha protestat dhe sigurisht që për qëllimin primar që Rama të japë dorëheqjen dhe të ndërrohet qeveria. Pastaj bindjet e mia politike kam reflektuar rrugës, gjithë... derisa erdhi oferta e kryetarit të Këshillit Kombëtar që më ftoi, më propozoi nga Partia Demokratike. Nuk e kisha parashikuar, por është shumë e natyrshme që...

Marku: U mirëprit patjetër nga anëtarët e Këshillit Kombëtar, patjetër që...

Emiri: Unë kam marrë personalisht shumë... kam ndjerë shumë, jo vetëm nga anëtarët e Këshillit Kombëtar, jo vetëm nga anëtarët e Partisë Demokratike, kam ndjerë shumë dashamirësi. Dhe nga të tjerët, madje dhe nga ata që janë kritikë të Partisë Demokratike më kanë uruar dhe më kanë thënë që kjo ka qenë një zgjedhje shumë e mirë. Nuk e di tani sa përqindje sinqeriteti edhe hipokrizi ka, po urime kam marrë shumë.

Marku: Partia Demokratike u riformatua. Ç'do të thotë për një forcë politike një riformatim dhe a është ky riformatim bindës për qytetarët të cilët e shohin nga jashtë?

Emiri: Riformatimi është një proces shumë thelbësor, jetik për një parti, sepse partia është ajo që duhet të jetë përfaqësuese e popullit dhe duhet të shkojë gjithmonë, duhet të ndjekë gjithmonë kërkesat e popullit dhe të shikojë ku ka kritika, ku ka pakënaqësi. Dhe Partia Demokratike është thënë shpesh që nuk po mbledh dot njerëz, dhe kjo ka qenë një nga kritikat kryesore pavarësisht se një pjesë e mirë është pjesë e propagandës. Po sjellja e një fryme të re presupozon mbi të gjitha edhe sjelljen e një pjese të njerëzve që mund të mos jenë, përfshirë dhe rastin tim, që ndoshta nuk janë krejtësisht partiakë, por unë kam avantazhin, dhe kjo mund të quhet si disavantazh, po unë kam avantazhin që njoh shumë mirë pjesën e terrenit, njoh shumë mirë pjesën e atyre qytetarëve pikërisht që e shikojnë nga jashtë Partinë Demokratike dhe i di kërkesat që mund të kenë.

Marku: Tashmë edhe sekretariatet Juli... më lejo të të them Juli. Edhe sekretariatet, edhe sekretariatet tashmë janë me drejtues të rinj, janë nëse nuk gaboj 13 nga 15 sekretariate...

Emiri: 14, po.

Marku: Janë me të gjithë drejtues të rinj. Duket sikur po vjen një frymë e re në këtë forcë politike, dhe a pritet të implementohet kjo edhe në imazh, në terren, dhe çfarë pritet...

Emiri: Gjëja më e mirë besoj e kësaj, e këtyre përzgjedhjeve të reja është që nuk janë thjesht imazh. Domethënë nuk janë thjesht fasadë. Ato janë njerëz që kanë shumë për të dhënë, kanë shumë... kanë treguar vlerat e tyre dhe kontributin e tyre edhe pa qenë konkretisht në pozicionet që janë, dhe tani ata do kenë mundësinë që të shfaqin punën e tyre dhe mundësisht të bëjmë një ekip. Unë gjej, e gjej veten me shumë njerëz në komunikim aty, dhe të bëjmë një ekip shumë të fortë për të sjellë Partinë Demokratike...

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco