Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka publikuar një video që është regjistruar në Spitalin Francez, pjesë e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë.
Në pamje duket qartë se pacientët e shtruar përballojnë temperaturat e larta me freskuese të sjella nga familjarët. Duke e cilësuar situatën si dëshmi të degradimit të sistemit shëndetësor, deputetja akuzon qeverinë e Edi Ramës se ka lënë spitalet pa kushtet bazë, ndërsa ka shpenzuar 4.2 milionë euro për një koncert.
© SYRI.net