‘4.2 milionë euro për koncertin privat’/ Këlliçi: Rama voton faturën e turpit në Kuvend

‘4.2 milionë euro për koncertin privat’/ Këlliçi: Rama voton faturën e turpit në Kuvend

17:30, 13/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas miratimit në Kuvend të aktit normativ që lidhet me financimin e koncertit të Kanye West, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar me akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në Facebook, Këlliçi e cilëson votimin si një "skandal" dhe pretendon se shumica socialiste miratoi përdorimin e 4.2 milionë eurove nga fondet publike për një aktivitet privat.

Ai i bën gjithashtu thirrje SPAK-ut të hetojë çështjen, duke kujtuar se Partia Demokratike ka depozituar një kallëzim penal lidhur me këtë rast.

Postimi i plotë: 

Edi Rama turpëron Shqipërinë, po mbyll legjislaturën e Kuvendit duke votuar faturën për koncertin privat!

Në seancën e fundit të kësaj legjislature, atë të 23 korrikut, Edi Rama do të rreshtojë kartonat e tij në Kuvend për të votuar një super skandal. Për të hedhur firmën deputetët e tij që një organizues eventesh të marrë 4.2 milionë euro për koncertin e Kaney Ëest.

Duke qënë se çdo mënyrë tjetër ishte shkelje ligji, Edi Rama nxori një akt normativ dhe mori gati gjysmën e parave dedikuar emergjencave civile, për të qerasur një koncert privat.

Kapital.al ka zbuluar se përfituesi është pronari i kompanisë “Red Cloud” thuajse në faliment, Klodian Makashi. Kërkesa e tij për para, motivohet me argumentin se eventi vihet në rrezik, dhe duhen shlyer detyrimet ndaj këngëtarit.

Dhe menjëherë i del në krah qeveria, që sipas Edi Ramës i jep këto para për ta shpëtuar vendin nga turpërimi!

Me votën e tyre me 23 korrik, deputetët e Edi Ramës do të bëhen të gjithë pjesë e një skandali dhe e një precedenti të rrezikshëm.

Çdo operator privat që ka njohje me kryeministrin, mund të marrë në vijim para nga taksat e qytetarëve për aktivitete private.

Edi Rama e ktheu në koncert shtetëror atë të Kaney Ëest, pasi detyroi administratën dhe shkollat të mbushin stadiumin. Dhe e gjitha vetëm e vetëm për të mos dështuar një antimiting ndaj protestës në shesh që kërkon largimin e tij prej 43 ditësh tashmë.

Kjo e 4.2 milionë eurove për një koncert, është e gjitha një histori skandali dhe shkelje e ligjit.

SPAK prej sot ka në dorë një kallëzim penal të depozituar nga Partia Demokratike për këtë abuzim të rëndë me pushtetin.

Edi Rama ka përdorur arkën e shtetit si të jetë kasaforta personale për interesat e veta politike.

Çfarë duhet më shumë që Struktura e Posaçme Anti-korrupsion të vihet në lëvizje e të bëjë detyrën?!

Është ky lloj shpërdorimi detyre dhe abuzimi me postin që i ka ngritur njerëzit në revoltë. Dhe ata që janë kukullat e Edi Ramës në Kuvend, të mos ankohen për komentet që u bëjnë njerëzit apo për vezët që u hedhin, sepse po bëhen pjesë e një maskarade.

Po të kenë minimumin e dinjitetit, të refuzojnë keqpërdorimin edhe një herë tjetër, duke e mbyllur me turp legjislaturën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco