Protestuesit marshojnë në ‘Rrugën e Kavajës’: Shqipëria e rinisë, jo e partisë

Protestuesit marshojnë në ‘Rrugën e Kavajës’: Shqipëria e rinisë, jo e partisë

22:15, 10/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Mijëra qytetarë u mblodhën para Kryeministrisë, për të protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës.

Pas fjalimeve, qytetarët vijuan si çdo natë me marshimin në Tiranë teksa ata kaluan nga rruga e Kavajës.

Gjatë ecjes bënin thirrje për arrestimin e Ramës, duke shtuar se Shqipëria është e rinisë, jo e partisë.

Protestuesit, të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit, u mblodhën sot në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, duke mbajtur pankarta dhe duke artikuluar thirrje kundër qeverisë.

Në qendër të kërkesave të tyre ështssë doreheqja e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

'Edi Rama o tradhtar me Shqipërinë mos bëj pazar’, ishin thirrjet e qytetarëve ditën e sotme.

Po ashtu ata ripërsëritën sloganet ‘Rama, dorëhiqu!’, ‘Poshtë qeveria!’ dhe ‘Shqipëria është e qytetarëve’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco