Nga protesta, një e rë denoncoi sot lëvizjen e fundit të qeverisë për të mbushur stadiumin ku do të mbahet koncerti i Kanye West, pas dështimit me shitjen e biletave.
Sipas protestueses, Ministria e Arsimit po shpërndan bileta falas për nxënësit e shkollave 9-vjeçare, që të marrin pjesë në koncert.
Ajo theksoi se koncerti i West nuk është për fëmijët, dhe se ministria duhet të japë libra e të ndihmojë në zhvillimin e njohurive të fëmijëve.
“Diplomën do ta vendos në kornizë. Duke qenë se Ministria e Arsimit është kaq e zellshme për nxënësit e 9-vjeçares, çohen mesazhe në grup për t’u dhënë bileta falas për koncertin e Kenye West. A e di Ministria e Arsimit se çfarë këngësh këndon Kenye West? Ato kanë mesazhe eksplicite, mesazhe seksuale. Nuk janë mesazhe për fëmijë që ju i jepni bileta. Në vend që t’u jepni libra, në vend që t’i çoni nëpër olimpiada, në vend që t’i financoni talentet, ju i shpërbleni me bileta për një koncert eksplicit. Ato s’na pyesin fare për 4 milionë eurot për Kenye West. I mori paratë nga fondi i emergjencës për një artist që po e bojkoton gjithë bota”, tha një protestuese.
© SYRI.net